SITE MENU


Our poll


Kampionati juaj i preferuar?
Total of answers: 47
http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/e/e9/Wikinews-Soccer-logo.svg/605px-Wikinews-Soccer-logo.svg.png

Football news

ADVERTISEMENT
  Play Casino Games at Online Casino Tropez
BECOME A FAN

BECOME A FAN


Main » 2010 » April » 01


Mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher ka thënë se synon ta respektojë kontratën në Anfield duke mohuar spekulimet se synon të largohet nga klubi. 32 vjeçari ka edhe një vit në kontratën e tij ndërsa ende nuk ka filluar bisedimet për marrëveshje të re.
Mirëpo, ai ka theksuar se dëshiron të qendroje në klub. "Nuk dua të largohem nga Liverpool, dua të mbetem këtu deri në fund të karrierës”, tha Carragher, i cili debutoi për Liverpoolin kundër Middlesbrough më 1997.
Views: 436 | Added by: futboll | Date: 2010-04-01 | Comments (0)



Drejtuesit e skuadrës së Milanit po bëjnë gati ofertën për shërbimet e mbrojtësit të Real Madridit, spanjollit Sergio Ramos, shkruan të mërkurën gazeta spanjolle "AS". Sipas gazetës, skuadra e Milanit së shpejti do të futet në negociata, pasi synon që Ramosin 23-vjeçar ta transferojë në fund të këtij edicioni. Ramos ka kontratë me Realin deri në vitin 2013, ndërsa më herët ka refuzuar rinovimin pasi kërkon pagë vjetore prej gjashtë milionë eurosh. 
Views: 986 | Added by: futboll | Date: 2010-04-01 | Comments (0)




Skuadra e Kategorisë së Pestë të Zvicrës, FC United Zurich, ka njoftuar se është afër që në radhët e veta të transferojë tre ish-kampionët e botës brazilianët Ronaldo, Rivaldo e Roque Junior, njoftojnë mediat zvicerane. "Në mesin e lojtarëve që jemi afër t'i transferojmë janë edhe Ronaldo, Rivaldo e Roque Junior. Bisedimet janë afër finalizimit", thuhet në një komunikatë të lëshuar nga skuadra, përcjellin mediat zvicerane. Ekipi FC United Zurich aktualisht kryeson në grupin e vetë në Kategorinë e Pestë zvicerane. Skuadra ka shënuar 11 fitore nga po aq ndeshje, ndërsa më herët ishte njohur si FC Fenerbahçe United. Zyrtarët e klubit kanë shprehur synimin e tyre që deri në vitin 2018 të bëhen kampion të Zvicrës. "Deri në vitin 2013 planifikojmë të garojmë në Kategorinë e Katërt, deri në vitin 2018 dëshirojmë të ngjitemi në Super League dhe të luftojmë për titull. Llogariteni që për d ... Read more »
Views: 400 | Added by: futboll | Date: 2010-04-01 | Comments (0)



Milani po mendon per nje trainer te ri ne rast se do te largohet Leonardo. Dhe sipas gazetes italiane "Corriere dello Sport”, Milani e ka tashme nje zgjidhje. Behet fjale per Mauro Tassotti.
Views: 401 | Added by: sport | Date: 2010-04-01 | Comments (0)



E ardhmja e David Trezeguet mund te jete Franca. Ne perputhje me zerat sipas se ciles Francezi mund te transferohet tek Lioni, vjen deklarata e prokuratorit te tij Antonio Calieno. Ky i fundit shprehet :"Gjithcka eshte e mundur por mbase kete vit mundesite jane me te medha per nje transeferim te mundshem.” Sipas se perditshmes "Equipe”, te marten e shkuar, zevendes drejtori i Juventusit ishte ne stadium ne ndeshje ... Read more »
Views: 363 | Added by: sport | Date: 2010-04-01 | Comments (0)



Me sa duket hapi i pare per rindertimin e marredhenieve ndermjet Ballotellit dhe shoqerise eshte bere. Mario Ballotelli dhe Jose Mourinho pas disa javesh, kane arritur me ne fund te sqarohen. Te dy kane folur sot ne Apiano Gentile dhe me te gjitha mundesite Mario do te jete i perfshire ne ndeshjen e se shtunes.
Views: 395 | Added by: sport | Date: 2010-04-01 | Comments (0)



Hollanda e Wesley Sneijderit është duke u konsideruar njëri prej jofavoritëve të Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010, por holandezi e ka bërë të qartë se kombi të cilin e përfaqëson do të hyjë me synim të qartë për të fituar titullin e më të mirit të botës.
"Është vërtetë grup i vështirë. Të gjithë konkurrentët (Kameruni, Japonia dhe Danimarka) kanë stile të ndryshme të lojës, por përparësia jonë është që ne i njohim ata shumë mirë. Mendoj se do të kalojmë fazën grupore për t’i eliminuar më pas rend një nga një të gjithë që na dalin përpara, edhe pse duhet të kemi fat në këto lloj fazash”. "Unë personalisht besoj se do të jem një lojtar kyç përbrenda ekipit. Ne të gjithë në skuadër kemi një synim të njëjtë, fitimin e Kupës së Botës.
Views: 431 | Added by: futboll | Date: 2010-04-01 | Comments (0)



Francesco Totti ka bërë të ditur se është shëruar plotësisht, 42 ditë pas dëmtimit që e kishte lënë jashtë fushës. Kapiteni i Romës thotë se është i gatshëm ta ndihmojë ekipin e tij drejt titullit të kampionit, pasi klubi nga kryeqyteti italian iu afrua vetëm një pikë liderit Inter, të cilin e mposhti me mund 2:1, në Olimpico të shtunën që shkoi. Totti luajti 10 minuta në këtë ndeshje. "Jam i lumtur që jam rikthyer pas lëndimit. Tashmë ndihem i gatshëm për ta dhënë kontributin tim për pjesën finale të sezonit. Arma kryesore e fitores tonë ndaj Interit ishte grupi. Viteve të fundit, kjo mënyrë e lojës po funksionon në mënyrë perfekte”, ka thënë mesfushori me përvojë për të përditshmen italiane Il Corriere dello Sport.
Views: 415 | Added by: futboll | Date: 2010-04-01 | Comments (0)



Francezi i stolit të "Topçinjve” ngriti në qiell kundërshtarin e sotëm të ekipit të tij në çerekfinalen e parë në Ligën e Kampionëve, Pep Guardiola. Në një prononcim për mediat franceze, Venger u shpreh: "Guardiola ka fituar gjithçka duke luajtur një futboll më stil dhe klas, që unë vërtet e admiroj”.

Më tej Arsen Venger shtoi se e pëlqen shkollën e Barçës dhe sipas tij, Pep Guardiola po vazhdon traditën pozitive të klubit. "Ai po trashëgon më së miri filozofinë e shkollës katalanase, që nga koha e Johan Krujfit”, nënvi
zoi tekniku i Arsenalit, Venger.
Views: 396 | Added by: futboll | Date: 2010-04-01 | Comments (0)



Në dy ndeshjet e sotme çerekfinale të Ligës së kampionëve, Barcelona, pas epërsisë prej 2:0 në stadiumin Emirates në Londër, e përfundoi ndeshjen me barazim me ekipin vendës Arsenal. Dy golat për Barcelonën i shënoi Zlatan Ibrahimovic, ndërsa për Arsenalin Walcott dhe Fabregas nga penalltia. Me rastin e referimit të penalltisë Barcelona mbeti edhe pa qendërmbrojtësin Puyol, i cili u përjashtua me karton të kuq dhe në ndeshjen e kthimit në Barcelonë nuk do të ketë të drejtë lte luajë.Në ndeshjen tjetër, në Milano, Interi e mposhti ekipin rus CSKA me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga Diego Milito.
Views: 428 | Added by: futboll | Date: 2010-03-31 | Comments (0)


Ranieri ka udhëhequr Romën drejt një sezoni të shkëlqyeshëm me shume mundesi për të fituar Serie A, pasi ata tashmë janë vetëm një pikë prapa liderit, Inter."Do të qëndroj këtu, pasi pas 30 vitesh rreth e qark Europës kam ardhur në shtëpi dhe ju dëshironi të më largoni menjëherë?”, iu është përgjigjur Ranieri gazetarëve."Vetëm pasi të përfundoj me Romën do të doja t’i jap fund karrierës me një ekip kombëtar, por jo patjetër Italinë nëse Federata nuk mendon për mua pas disa vitesh.

Views: 401 | Added by: futboll | Date: 2010-03-31 | Comments (0)



Jose Mourinho i ka ndezur edhe më shumë spekulimet për të ardhmen e tij, disa orë para se Inter të takohet me CSKA Moscow, në kuadër të Ligës së Kampionëve."Jam shumë i lumtur në Inter, por nuk jam i lumtur në futbollin italian. Kjo është e qartë”, ka thënë portugezi, të martën.

"Mua nuk më pëlqen futbolli italian, e as unë nuk u pëlqej atyre. Thjesht”, ka shpjeguar ai më tutje.
Mourinho e ka bërë të qartë dëshirën për rikthim në Angli, ku për tri vjet e gjysmë kishte kapur suksesin, famën dhe adhurimin. "Më mungon Premierliga dhe Premierligës i mungoj unë”, është shprehur ai.Nuk ka dashur të shkojë më tutje, kur është pyetur nëse në fund të sezonit do ta merrte në konsideratë ofertën e ndonjë klubi anglez. "Tani për ... Read more »
Views: 439 | Added by: futboll | Date: 2010-03-31 | Comments (0)



Këshilltari i Real Madridit, Zinedine Zidane, mendon se futbollisti i Bayernit, Frank Ribery, e ka vendin tek Reali i Madridit. "Ribery është i lindur për të luajtur në Real Madrid”, tha Zidane. Përveç që tha se Ribery e ka vendin në Real, e ka lavdëruar edhe futbollistin Benzema. "Benzema ka një talent të madh dhe duhet të bëjë atë që klubi kërkon nga ai”, tha Zidane.
Views: 412 | Added by: futboll | Date: 2010-03-31 | Comments (0)



Real Madrid ka shprehur interesim të fortë për David Silvan, për të cilin është i gatshëm t’i shpenzojë 30 milionë euro. Sipas të përditshmes spanjolle As, sulmuesi i krahut i Valencias mund të jetë objektivi i parë i madrilenëve, madje edhe përpara yllit të Bayern Munchen, Franck Ribery.
Siç dihet, Valencia që një kohë gjendet në krizë ekonomike, kështu që 30 milionët eventualë të ofruara nga klubi mbretëror do të ishin vështirë për t’u refuzuar.

Views: 400 | Added by: futboll | Date: 2010-03-31 | Comments (0)

ADVERTISEMENT







Statistics

Total online: 29
Guests: 29
Users: 0
ADVERTISEMENT
Play Casino Games at Online Casino Tropez
BECOME A FAN