Italia zhgënjeu kundër Zelandës së Re, duke e mbyllur takimin në barazim 1-1 dhe rrezikon kalimin në grup. "Bëmë shumë pak nga gjërat që dimë të bëjmë”, – tha trajneri Marçelo Lipi pas ndeshjes."Zelanda e Re kaloi në avantazh në rastin e parë që iu paraqit. Na mungoi qartësia, por dhe fati."Ishte një ndeshje që duhet ta fitonim dhe nuk bëmë gjëra të mëdha”.Mungesa e Andrea Pirlo u ndje shumë."Ai është një lojtar i madh dhe do të na jepte një dorë, por nuk është akoma gati. Nuk jam i penduar me zgjedhjet e mia. Nuk kemi fenomene në shtëpi që mund të zgjidhnin problemet që patëm sot nuk ishin”.