Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka mohuar spekulimet
rreth kalimit në Juventus në fund të këtij sezoni. Mancini ka insistuar se është i lumtur në Angli, pas njoftimeve në javët
e fundit se ai planifikon të kthehet në vendlindjen e tij në Itali. "Manchester City është klub i veçantë. Kurrë nuk kam thënë se dua të
shkoj në Juventus. Jam trajner i Manchester Cityt dhe jam i lumtur që
gjendem këtu”, deklaroi Mancini për mediat angleze.