Sulmuesi francez mund të lërë Juventusin për të
kaluar në kampionatin brazilian, ku Korinthiasi e pret krahëhapur.
Drejtori teknik i klubit të kategorisë së parë
braziliane, Mario Gobi, është shprehur i entuziazmuar nga ideja që
bomberi i kombëtares franceze mund të veshë fanellën e skuadrës. "Do të
ishte nder i madh për ne të kishim një lojtar si ai. Por për këtë do të
flasim më pas. Nëse do të ishte e mundur, do të donim të mbështeteshim
te ai në të ardhmen.
Sondazhet e fundit favorizojnë kampionin spanjoll, Barcelonën për
superderbin e të shtunës që zhvillohet në "Santiago Bernabeu” ndaj Real
Madridit. Sipas gazetës spanjolle "Marca” sondazhet e fundit e bëjnë më
favorite Barcelonën sesa Realin. Sondazhe të çuditshme, por pavarësisht
kësaj çdo gjë do të vendoset se kush është fituesi në fushën e blertë.
Katalunasit janë favoritë të lehtë në "El Classico” sipas sondazheve.
Ata kanë me më shumë se 40000 vota, rreth 55 për qind, ndërsa Reali ka
besimin e 50 për qind të sondazhit.
Legjenda katalunase,Johan Cruyff,qëështë dhe president nderi i Barcelonës,ka deklaruar se nëse Barca relaksohet ne "El Classico" atehere Real Madridi do të mund te fitojë me të njëjtin rezultat sic beri Barcelona vitin e
... Read more »
Menaxheri i Karin Benzemas ka theksuar se francezi është i
lumtur në skuadren e Real Madridit dhe nuk dëshiron të largohet gjatë verës. Gjiganti italian Milan thuhej se ka shprehur interesim për 22 vjeçarin,
mirëpo Karim Djaziri ka insistuar se klienti i tij është i lumtur në
kryeqytetin spanjoll dhe nuk planifikon të largohet.
Koha po kalon për Tottin, pasi që Botërori është më pak se dy muaj
pranë, kurse ai ende është duke e menduar vendimin e tij përfundimtar
për të luajtur apo jo në këtë kompeticion."Nuk kam menduar ende nëse do të luaj për kombëtaren sepse nuk kam
biseduar ende me Marcello Lippin. Gjithashtu duhet të shoh dhe formën
time fizike”, theksoi Totti.Lippi do t’ia dorëzojë listën përfundimtare prej 23 lojtarëve FIFA-s
më 1 qershor.
Ylli argjentinas i Barcelonës dhe futbollisti më i mirë në botë, Lionel
Messi, është lojtari më i shtrenjtë, bazuar në të dhënat e faqes së
specializuar për transferime "Transfermarkt.de". Messi, sipas kësaj
faqeje, peshon 80 milionë euro, ndërsa menjëherë pas tij vjen portugezi i
Real Madridit, Cristiano Ronaldo. Ronaldo ndonëse verën e kaluar në
Real Madrid kaloi për shumë rekorde prej 94 milionë eurosh, ai sipas
"transfermarkt.de" vlen "vetëm" 75 milionë euro.I treti në listën e futbollistëve më të shtrenjtë është mesfushori
spanjoll i Barcelonës, Xavi Hernandez (60 milionë). Sa ai ka vlerën
edhe spanjolli i tjetër i Barcelonës, Andres Iniesta, dhe mesfushori
brazilian i Realit, Leite Ricardo Kaka.Në të vërtetë, Përfaqësuesja e Spanjës kryeson në listën e më të
shtrenjtave. Nga dhjetë futbollistët më të shtrenjtë katër janë
spanjollë. Po as
... Read more »
Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka mohuar spekulimet
rreth kalimit në Juventus në fund të këtij sezoni. Mancini ka insistuar se është i lumtur në Angli, pas njoftimeve në javët
e fundit se ai planifikon të kthehet në vendlindjen e tij në Itali. "Manchester City është klub i veçantë. Kurrë nuk kam thënë se dua të
shkoj në Juventus. Jam trajner i Manchester Cityt dhe jam i lumtur që
gjendem këtu”, deklaroi Mancini për mediat angleze.