Main » 2010»June»22 » Maradona: Ishte krahu i Fabianos jo "Dora e Zotit"
11:38 AM
Maradona: Ishte krahu i Fabianos jo "Dora e Zotit"
Për
Diego Armando Maradonën nuk ka më "Dorë e Zotit", siç ndodhi në
gjysmëfinalen e famshme ndaj Anglisë në vitin 1986. Duke folur në
konferencën e djeshme për shtyp, në prag të ndeshjes së sotme ndaj
Greqisë, tekniku argjentinas ka komentuar deklaratën e Luis Fabianos, i
cili e quajti "Dora e Zotit" golin e dytë të shënuar ndaj Bregut të
Fildishtë dy net më parë. "Nuk ishte Dora e Zotit, por vetëm krahu i
tij, - ia preu shkurt Maradona. - Ishte e qartë prekja e tij me krah,
madje më duket se e kapi dy herë. Por, pas golit m'u duk tragjikomike
sjellja e gjyqtarit të ndeshjes, francezit Stefan Lanua. Kur unë shënova
golin tim në vitin 1986 e mbaj mend shumë mirë fytyrën e arbitrit.
Ishte gjithë dyshime. Shikonte nga tifozët, nga arbitri anësor, sepse
atëherë nuk kishte arbitër të katërt. Donte një indicje. Ndërsa ky i
djeshmi qeshte, që do të thotë se e kishte parë qartë prekjen e Luis
Fabianos", u shpreh trajneri i Argjentinës.