Mesfushori Arien Roben i ka humbur dy takimet e para që kombëtarja e Holandës i fitoi kundër Danimarkës dhe Japonisë, për shkak të lëndimit të pësuar muaj më parë.Rikthimi i tij, sipas trajnerit holandez Bert van Marvik, varet nga vetë mesfushori ofensiv."Unë mendoj se ai duhet të marrë një vendim, sepse ai e di se a ka dhimbje apo jo. Se a do të luajë në ndeshjen e ardhshme kundër Kamerunit apo në fazën tjetër, për këtë duhet të vendos vetë Roben”, ka thënë ai.