Milanit nuk po i shkojnë mirë punët në kampionatin italian dhe dështim
pas dështimi ka mbetur në vendin e tretë me 60 pikë të tubuara dhe tri
më pak se rivali i përjetshëm, Interi, që kryeson tabelën. Pas
dështimeve që i ndodhën Milanit në dy javët e fundit, ku luajti dy herë
radhazi baras në shtëpi, të parën me Napolin dhe së dyti me Lazion,
tashmë kjo skuadër ka drejtuar shigjeta që të angazhojë sulmuesin e
Liverpoolit, Fernando Torresin.Drejtuesit e Milanit tashmë e një kohë
janë duke e vëzhguar këtë futbollist të dëshmuar dhe presin që ta
sjellin në San Siro. Sipas "Il Giorno”, Torres është synim i Milanit qe
një kohë të gjatë, ndërsa drejtuesit e gjigantit italian e kanë
monitoruar situatën e spanjollit në klub, të cilën dëshirojnë ta
shfrytëzojë për të transferuar njërin nga sulmuesit më të mirë në botë.
Torres nuk është aspak i kënaqur me mungesën e trofeve në Anfield dhe
është i gatshëm për t’u larguar në drejtim të qytetit të modës. Për më
shumë, thuhet se ai është gati që të pranojë dhe shkurtim të pagës vetëm
e vetëm për t’u transferuar te Milani. Dzeko gjithashtu është synim i
Milanit, mirëpo çështja rreth boshnjakut mbetet ende e ngrirë për shkak
të klauzolës së tij prej 40 milionë eurosh e vënë nga gjermanët e
Wolfsburg.