Sipas te perditshmes italiane, Corriere dello Sport, presidenti i
Fiorentines sot do te beje zyrtare largimin i tij nga Fiorentina, i
zhgenjyer nga mungesa e besimit nga klubi ne konfrontet e tij ne ditet e
fundit.
Favalli mund te qendronte edhe nje vit ne kuqezi, por duket qe qellimet e
Milanit per te ‘rinuar’ skuadren mund te bejne qe ai te largohet per
tek Los Angelos Galaxy ku Beckhami eshte duke e pritur.
Milani duket se po i jep fundit moshes se larte ne skuadren e tij. Per
kete deshmon fakti qe prej kohesh kjo skuader eshte ne kerkim te
talenteve te rinj. Njeri nga keto eshte Kulaku, bomberi i Anderlecht, i
cili sapo ka mbushur 17 vjec. Per te duket i interesuar edhe skuadra e
Interit. Per shitjen e tij klubi i Anderlecht kerkon 15 milione Euro.
Nje objektiv tjeter i Milanit eshte edhe Goulon, i kerkuar prej kohesh
edhe nga skuadra e Napolit.
Pervec Juventusit per Kevin Kuranyi interesohet edhe Genoa. Ne fakt
mendohet se ky lojtar ka nje parakontrate me skuadren e Genovas. Nuk ka
asnje konfirmim per kete nga ana e Schalke 04, por tratativa per ta
sjelle ate ne itali duket se ka filluar.
Jane te hapura dyert per Raul sipas se perditshmes spanjolle ,"Sport”.
Reali i Madridit ne fakt ka pasur nje oferte per te ne javen qe shkoi
nga Benitez dhe Raul mund ta mbylle ne Premier karrieren e tij. Por
ekziston edhe mundesia qe ai te udhetoje drejt SHBA.
Sot në mbrëmje zhvillohen dy nga sfidat e vajtjeve të
çerekfinaleve të Champions League ku spikat dueli fantastik mes Bayern
Munchen dhe Manchester United. Skuadra bavareze numëron shumë probleme
sidomos në sulm, por ndeshja pritet të jetë e hapur.Ndoshta në këtë moment, trajneri Van Gaal ndjen mungesën e
sulmuesit Toni, shumë i vlefshëm në luftën ajrore, pasi ndaj Red devils
90 minutëshi është i vështirë. Në Allianz Arena shihet si një ripërjetim
... Read more »
Milanit nuk po i shkojnë mirë punët në kampionatin italian dhe dështim
pas dështimi ka mbetur në vendin e tretë me 60 pikë të tubuara dhe tri
më pak se rivali i përjetshëm, Interi, që kryeson tabelën. Pas
dështimeve që i ndodhën Milanit në dy javët e fundit, ku luajti dy herë
radhazi baras në shtëpi, të parën me Napolin dhe së dyti me Lazion,
tashmë kjo skuadër ka drejtuar shigjeta që të angazhojë sulmuesin e
Liverpoolit, Fernando Torresin.Drejtuesit e Milanit tashmë e një kohë
janë duke e vëzhguar këtë futbollist të dëshmuar dhe presin që ta
sjellin në San Siro. Sipas "Il Giorno”, Torres është synim i Milanit qe
një kohë të gjatë, ndërsa drejtuesit e gjigantit italian e kanë
monitoruar situatën e spanjollit në klub, të cilën dëshirojnë ta
shfrytëzojë për të transferuar njërin nga sulmuesit më të mirë në botë.
Torres nuk është aspak i kën
... Read more »
Thierry Henry ka pranuar se ai gjithmonë do të jetë tifoz i Arsenalit,
edhe pse do të mundohet ta eliminojë ish ekipin e tij në çerekfinale të
Ligës së Kampionëve. Barcelona udhëton në Emirates Stadium të mërkurën
për ndeshjen e parë të përballjes çerekfinale, ndërsa 32 vjeçari pret
mbrëmje emocionuese. Henry nuk është përballur me Arsenalin prej kalimit te gjiganti katalan
në qershor 2007, në transferim me vlerë prej 24 milionë eurosh. "Prej
kur kam ardhur në Barcelonë, vetëm një herë jam kthyer në Arsenal. Ishte
ndeshja e tyre kundër Blackburnit tre ose katër muaj më parë. Nuk e di
si do të reagojnë njerëzit”, tha ai, duke shtuar se e sheh veten si
tifoz të Arsenalit. "Gjithmonë do të jem i tillë. Kur luan Arsenali është e sigurt se do të
më gjeni para televizionit”, shtoi ai. Henry ka qenë golashënuesi më i
mirë në Angli në katër sezone gjatë te
... Read more »
Braziliani Ronaldinho nuk ka vendosur nëse dëshiron që edhe pas vitit
2012 të luajë në Milan, por nëse kjo ndodh i duhet të kënaqet me pagë të
zvogëluar.
Sipas "Corriero della Sera”, Ronaldinho deri në vitin 2012 do të
fitojë 8 milionë euro në vit, por nëse i vazhdohet kontrata, do të marrë
2 milionë më pak.
Vëllai i Ronaldinhos, Roberto De Asis është tashmë në Milan, ku po
negocion me zëvendëspresidentin e klubit, Adriano Galianin.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, kërkon vetëm lojë sulmuese ndaj
skuadrës së Arsenalit. Guardiola ka thënë troç: "O fitore, o humbje”.
Sipas tij, Barcelona kërkon titullin e dytë më radhë dhe i ka të gjitha
mundësitë reale të bëjë një gjë të tillë. "Që kur e kam marrë detyrën,
loja jonë është karakterizuar nga futbolli i guximshëm, sulmues. Është
një filozofi e futbollit. Fitore ose humbje, dua që ne të tregojmë se
kush jemi dhe në çfarë futbolli besojmë. Dua që ekipi im të dalë në
fushë dhe të jetë vetvetja. Njerëzit bëjnë sakrifica të mëdha me qëllim
që të shkojnë të shohin një ndeshje futbolli. Prandaj për mua e gjitha ka
kuptim, përpjekja, planifikimi, përqendrimi dhe disiplina”, tha
Guardiola.